Burim Gjaka: Afati kalimtar në politikë dhe rëndësia e tij

Afati kalimtar në politikë dhe rëndësia e tij

Me që jemi në zhvillim e sipër të Kampionatit Botëror të futbollit patjetër se po e nisim këtë shkrim me një rregull të afatit kalimtar për futbollist.

Në bazë të kësaj rregulle lojtarët kanë të drejtë të negociojnë me klube tjera derisa janë duke luajtur në një klub, por asnjëherë nuk iu lejohet ta ndërrojnë klubin jashtë afatit kalimtar dimëror ose veror. Dallimi me politikën është se në politikë kalimet po ndodhin në çdo moment, pra afati ëshët gjithmonë i hapur, e më e keqja se i njejti aktor politik nganjëherë po luan me dy- tri apo më shumë parti “ duke qenë anëtarë i të gjithave në të njëjtën kohe”. E për këtë arsye sporti është më i mirë se politika.

Por pse ndodhë kjo te ne dhe cilat janë pasojat e “lojtarëve politik” pas ndërrimit të mjedisit politik është interesant për të studiuar.
Partitë politike në Kosovë fatkeqësisht të gjitha janë duke e ndjekur rrugën e njëra tjetrës në këtë drejtim, ku aktivisti më nuk po matet më meritën dhe kontributin që ka për partinë, por se sa është i ndëgjueshëm dhe fleksibil. E ky fakt bën shpesh që aktivistët më të mirë të partive shkelen nga udhëheqësit e tyre. Përveq kësaj interesi i partive më shumë është të duken kozmetik dhe të bëjnë spektakle para mediave kinse “antarësuam kaq anëtarë, dhe ata i morëm nga partia zakonisht të cilës i frigohen më shumë”. Kuptohet që pushtetin e fiton ajo parti e cila i ka mediat, prandaj edhe kjo është arena ku po tentohet të dominohet më shumë. E në fakt shumë antarë vetëm po sillen herë në atë, e herë në këtë parti.

Premtimet megalomane për anëtarët e rinjë po ua shtojnë apetitin për kalime spektakolare, porse në të shumten e herave këto premtime i merr shiu i radhës. Herë –herë ndodhë ndonjë avancim në pozitë i anëtarëve të rinjë sa për ta marrur shembull, por e kundërta ndodhë për shumicën.

Nuk ka asgjë të keqe pse qytetarët i ndërrojnë partitë, biles kjo duhet të shihet edhe si vlerë e demokracisë, sepse ata kanë të drejtë të kërkojnë gjithmonë më mirë, por e keqja është se kemi qytetarë të cilët duan të jenë anëtarë të gjitha partive në të njëjtën kohë, sa më shumë pushtet të ketë partia, aq më shumë edhe është anëtarë i saj e kështu me radhë. Mandej këto transfere edhe po shiqohen me një sy të keq nga “ish shokët e partisë” që nuk do të duhej të ndodhte, porse ky është mentalitet i trashëguar nga e kaluara. Fajtor pse ndodhin këto kalime aspak të qëlluara dhe pa bazë janë lidershipi i të gjitha partive, ngase ato po i blejnë këto lojëra bile edhe me qmim të lirë, e po ashtu edhe po e përgatisin terrenin për diçka të tillë. Si ka mundësi që të njëjtit njerëz të jenë edhe me pushtetin, edhe me opozitën. Rol vendimtar në këtë drejtim po luajnë edhe koalicionet qëndrore, ku disa parti të vogla po i dërgojnë disa njerëz në pozicione sa për t`u shërbyer për marketing në të ardhëmen.
Por e keqja e kësaj qëndron se partive politike po u shtohen pritjet për zgjedhje duke bërë mega analiza dhe hulumtime, dhe para zgjedhjeve të gjitha po deklarohen si të parat, pastaj pas zgjedhjeve po e kanë problem ta absorbojnë rezultatin dhe shpeshë po hezitojnë edhe të pranojnë zgjedhjet. Po ashtu qytetarët të cilët po i ndërrojnë shpeshë partitë edhe po zhgënjehen më shumë sepse nuk po u realizohen qëllimet.

Porse a mund të bëhet ndryshe, natyrisht se po. Të mos presim se partitë politike do të ndrrojnë qasje. Ato gjithmonë do të llogarisin qytetarin vetëm votues, dhe do ta respektojnë vetëm në kohë zgjedhjesh. Prandaj do të ishte mirë që qytetarët të edukohen paksa në këtë drejtim.

Prandaj të nderuar qytetarë, para se të vendosni për një veprim politik derisa jeni të kyqur në strukturat e ndonjërës parti duhet analizuar disa hapa si. p.sh.

● Mos lejoni kurrë që partia në strukturat e së cilës jeni të luaj me autoritetin tuaj, ngase partia ka interes për qytetaret më shumë sesa e kundërta;

● Mos u bëni asnjëherë urë e dikujt tjetër, duke shërbyer dhe u sakrifikuar gjithë për interesa të partisë;

● Mos lejoni që dikush tjetër të ngritet në krah tuajin, apo të kontributit tuaj;

● Mos qëndroni kurrë në struktura të një partie, lidershipi i së cilës iu llogarit vetëm si “ argat” dhe asgje më shumë;

● Mos ndërroni shpeshë parti politike sepse iu humbë vlera, por bëjeni vendin aty ku jeni. Mund ta ndërroni partinë e parë, e ndoshta edhe të dytën, por asesei më shumë.

Ndërsa për ju që keni vendosr të bëni ndryshim pozicioni politik keni parasysh këta hapa:

● Vlerësojeni mirë pozicionin ku jeni, ndërrimi i ambijentit mund t`iu hakmerret në të ardhëmen tuaj dhe në punësim;

● Mos e ndërroni partinë për t`u adaptuar në ndonjë pozicion më të ultë se ku jeni;

● Mos ndërroni partinë për ndonjë favor të përkohëshëm;

● Mos e ndërroni partinë nëse e partia e ardhëshme nuk pritet të vi në pushtet shpejtë;

● Mos e nënvlerësoni vëhten tuaj, gjithmonë negociatat bazoni duke e vlerësuar vehten dhe konform kësaj edhe pranoni ose refuzoni ofertat.
Ndërsa për partitë politike një rekomandim i vogël;

Rujeni dhe respektojeni elektoratin dhe aktivistët derisa i keni afër, kujdesuni së pari për ta dhe mandej punoni për ta rritur elektoratin. Nuk mund të punoni për të sjellur anëtarë të rinjë por duke anashkaluar gjithmonë aktivistët e vjetër, sepse një ditë e kaluara do t`iu hakmerret!..