Se shpejti revista shkencore në tregun medial të Kosovës

Revista shkencore RRELOS është revista më e re në tregun medial të Kosovës, qëllimi i së cilës është që lexuesëve në vend t’iu sjellë informacione nga fushat shkencore, duke iu dhënë hapësirë shkenctarëve dhe studiuesëve të shkencave të plasojnë idetë, mendimet dhe punimet e tyre shkencore në revistë.

RRELOS vjen si nevojë për të gjithë studiuesit e shkencave të natyrës dhe atyre ekzakte të cilët deri më tani kanë pasur shumë pak hapësirë për bashkëpunim dhe shumë pak hapësirë sa i përket informimit rreth fushave të shkencave të cilave ju përkasin.

Kjo revistë do të jetë porta më e lehtë për ata që duan të bashkëpunojnë qoftë me informacione, me tema të ndryshme, por edhe me punime-hulumtime shkencore, në mënyrë që secili që dëshiron të bashkëpunojë me revistën, ta gjejë veten dhe hapësirën e duhur për fushën së cilës i përketë.