Nëntë shprehje të bukura nga Osho

“Ju ndiheni mirë, ju ndiheni keq, dhe këto ndjenja janë duke dalur nga vetëdija juaj, nga e kaluara juaj. Askush nuk është përgjegjës përveç jush. Askush nuk mund t’ju bëjë të zemëroheni dhe askush nuk mund t’ju bëjë të lumtur.”

“Largojeni idenë për t’u bërë dikush, sepse ju tashmë jeni një kryevepër. Ju nuk mund të përmirësoheni. Ju duhet vetëm duhet ta dini, ta kuptoni atë.”

“Pyetja e vërtetë nuk është nëse jeta ekziston pas vdekjes. Pyetja e vërtetë është nëse jeni gjallë para vdekjes.”

“ Jeta fillon aty ku mbaron frika.”

“Frika më e madhe në botë është mendimi i të tjerëve, dhe momenti kur nuk keni frikë nga turma, ju nuk jeni më një dele, ju bëheni një luan. Një zhurmë e madhe lind në zemrën tënde, zhurma e lirisë.”

“Bëni sa më shumë gabime, duke kujtuar vetëm një gjë: mos përsërisni të njëjtin gabim. Dhe do të zhvilloheni.”

“Nëse e doni një lule, mos e këpusni atë. Sepse në qoftë se ju e merrni atë ajo vdes. Pra, nëse e doni një lule, lëreni të ekzistojë. Dashuria nuk ka të bëjë me posedimin. Dashuria ka të bëjë me vlerësimin.”

“Ju keni nevojë për pushtet vetëm për të bërë diçka të dëmshme. Përndryshe dashuria është e mjaftueshme, dhembshuria është e mjaftueshme.”

“Miqësia është dashuria më e pastër. Është forma më e lartë e dashurisë, aty ku nuk kërkohet asgjë, nuk ka kushte, ku njeriu vetëm jep e shijon.”filozofia.al

– Osho