CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE ?

Pyetje: CILA ËSHTË LUTJA E PROVIMEVE

A mund të na tregoni duanë (lutjen) e provimeve, pasi kam dëgjuar se ka një të tillë.

Përgjigjja:Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut! Juristët muslimanë theksojnë se nuk ka ndonjë dua (lutje) të veçantë që të bëhet për provim, por ata thonë se përderisa studenti/nxënësi është në një rrethanë në të cilën ka nevojë për mbarësi dhe lehtësim, së këtejmi ai mundet të përdorë lutjet e përshtatshme për të këtillë rrethanë, si për shembull:“JAA ȞAJ-JU JAA ǨAJ-JUUMU BI RAȞMETIKE ESTEGIITHU, EŜLIȞ LI SHEËNII KUL-LEHU, UE LAA TEKILNII ILEE NEFSII ŤARFETE ÂJN!/O i Gjallë, o Mbajtësi i gjithçkaje! Falë mëshirës Tënde kërkoj ndihmë! Ma rregullo të gjithë çështjen time dhe mos më lër të mbështetem në veten time as sa pulitja (hapja e mbyllja) e syrit!”1 ALL-LLAAHUM-ME LA SEHLE IL-LEE MA XHEĂLTEHU SEHLE, UE ENTE TEXHËĂLUL ȞAZNE IDHEE SHIËTE SEHLE/O Allah, nuk ka gjë të thjeshtë, përveç asaj që Ti e thjeshtëson dhe Ti e bën të vështirën, nëse do, të thjeshtë!”2ALL-LLAAHUM-ME-HDINII UE SED-DIDNI/O Allah, udhëzomë (më bëj të matur) dhe më bëj të përpiktë (të saktë)!”3Allahu e di më mirë