Një yll i cili po rrotullohet rreth një virmë të zezë, Ajnshtajni kishte të drejtë mbi gravitetin- PËRSËRI.

Një yll i vetëm, që po orbiton përbindëshin hapsinor , një vrimë të zezë në qendër të Rrugës së Qumështit, u ka dhënë astronomëve prova të reja që Albert Ajnshtajni kishte të drejtë në lidhje me gravitetin.

Më shumë se 100 vjet më parë, teoria e përgjithshme e relativitetit të Ajnshtajnit zbuloi se graviteti është rezultat i materies që lakon fabrikën kohë-hapsirë. Tani, në një artikull të publikuar më 26 korrik në Astronomy & Astrophysics, një ekip hulumtues raporton vëzhgimin e vulës të relativitetit të përgjithshëm. Këto matje konfirmojnë për herë të parë teorinë e relativitetit pranë një vrimë të zezë.

Ndërsa drita shpëton një rajon me një fushë të fortë gravitacionale, valët e saj zgjaten, duke e bërë dritën më të kuqe, në një proces të njohur si transformim i kuq i gravitetit. Shkencëtarët, një ekip i njohur si GRAVITY, përdorën një koleksion të madh të teleskopave, që ndodhet në shkretëtirën e Atacama të Kilit, për të treguar se drita nga ylli u kuqtransformua vetëm nga sasia e parashikuar nga relativiteti i përgjithshëm
Shkencëtarët kanë vëzhguar ndryshimet e kuqe gravitacionale më parë.

Në fakt, satelitët GPS nuk do të funksiononin mirë nëse ky transformim i kuq gravitatcional nuk do të merrej parasysh. Por efektet e tilla nuk janë parë kurrë në afërsi të një vrime të zezë. “Kjo është krejtësisht e re, dhe unë mendoj se kjo është ajo që e bën atë emocionuesepasi që janë duke u bërë jo në Tokë e as në sistemin solar, por pranë një vrime të zezë”, thotë fizikani Clifford Will i Universitetit të Floridës në Gainesville, i cili nuk ishte i përfshirë me studimin e ri.
Në zemrën e Rrugës së Qumështit ekziston një vrimë e zezë supermassive, me një masë rreth 4 milion herë më të madhe se ajo e diellit. Shumë yje sillen rreth kësaj vrime të zezë .Studiuesit gjetën një yll, i njohur si S2, i cili pe kryen një orbitë eliptike rreth vrimës së zezë çdo 16 vjet.

Në maj të vitit 2018 ylli u afrua në pozitën më të afërt me vrimën e zezë,duke e rritur jazakonisht shumë shpejtësinë. Në atë pikë, ylli ishte vetëm 20 miliard kilometra nga vrima e zezë. Kjo mund të tingllojë shumë larg, por është vetëm sa rreth katër herë distanca mes Diellit dhe Neptunit.

Në punën e ardhshme, shkencëtarët shpresojnë të provojnë aspekte të tjera të relativitetit të përgjithshëm, duke përfshirë parashikimin që teoria ka bërë që për sakohë ky yll kryen një orbitë. Një rotacion i ngjashëm është parë më parë në orbitën e Merkurit rreth diellit, i cili çuditi astronomët derisa teoria e Ajnshtajnit arriti të shpjegojë efektin .

Hulumtuesit GRAVITY mund të gjejnë yje të tjerë që orbitojnë edhe më afër vrimës së zezë, duke i lejuar ata të kuptojnë më mirë vrimat e zeza dhe të analizojnë më tej relativitetin e përgjithshëm. Nëse kjo ndodh, thotë Will, “ata do të fillojnë me të vërtetë të eksplorojnë këtë vrimë të zezë afër dhe detajisht dhe do të jetë një seri shumë e mirë testuese e teorisë së Ajnshtajnit”.