Njihuni me yllin më të rëndë të gjetur deri tani!

Dielli mund të jetë objekti më masiv në sistemin diellor – përmban 99.8 për qind të masës së tërë sistemit – por në shkallë yjore, është vetëm mesatar. Rreth gjysma e të gjitha yjeve të njohura janë më masive; gjysma tjetër janë më pak të rëndë.Maksimumin e shkallës e arrin ky yll më masiv i njohur në qiell R136a1, një yll më shumë se 300 herë më i rëndë se sa dielli ynë.

RMC 136a1, shkurtimisht si R136a1, qëndron rreth 163.000 vjet dritë nga Toka në nebulën Tarantula. Kjo yll masiv qëndron jashtë galaktikës sonë; është pjesë e Resë së Madhe Magellanike, një nga galaksitë satelitore të Rrugës së Qumështit.

R136a1 ka një masë të vlerësuar prej 315 masave diellore, ku një masë diellore është e barabartë me masën e diellit. (Masa e saj kur u zbulua u vlerësua në 265 masa diellore, por vëzhgimet e mëtejshme në 2016 me Hubble Space Telescope të NASA-s rafinuan matjet origjinale.) Megjithëse kjo e bën atë yllin masiv më të njohur, deri tani.

Nëse R136a1 do të ndërronte vendin me diellin, do ta shkëlqente diellin njetë sikur dielli hënën mirpo rrezatimi i fortë tij do kishte pasoja serioze në Tokë.