Usain Bolt bëhet zyrtarisht futbollist, firmos kontratën e parë

Usain Bolt më në fund e ka realizuar ëndrrën e tij për të luajtur futboll profesionist.
Klubi i Central Coast Marines ka publikuar në faqen zyrtare arritjen e marrëveshjes me njeriun më të shpejtë në botë.

Usain Bolt do të vrapojë, por këtë herë pas një topi dhe do ta bëjë në Australi, në A-League, nivelin më të lartë të futbollit të këtij vendi

Megjithatë, klubi australian ka saktësuar se kjo kontratë nuk i garanton atletit aktivizimin. Ai duhet ta shfrytëzojë mundësinë, duke u stërvitur me ekipin për një kohë të pacaktuar, me shpresën se do ta bindë stafin që të luajë.

Kjo nuk është përvoja e parë e Boltit, i cili më parë është stërvitur me Borusian e Dortmundit, me Mamelodin në Afrikën e Jugut dhe në fund me norvegjezët Stromsgodset, ku luajti edhe 20 minuta në një miqësore me kombëtaren e 19-vjeçarëve të Norvegjisë.