Vazhdojnë sulmet e njerëzve të Vuçiqit ndaj igumenit të Manastirit të Deçanit

Sulmet nga njerëzit e afërt të Vuçiqit, ndaj Sava Janjiqit po vazhdojnë.

Së fundi ka reaguar edhe kryetari i Listës Serbe, Igor Simiq i cili tha se “Janjiq e ka humbur krejtësisht busulluën, dhe po flet pa kuptim”.

Simiq është përgjigijur ndaj një shkrimi të Telegrafit serb, ku Janjiq akuzonte Vuçiqin se gjendet në një realitet virtual në lidhje me Kosovën, transmeton lajmi.net.

Janjiq kishte akuzua presidentin serb për skandalin me trenin e para dy vitesh, i cili u nis në Mitrovicë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Igor Simiq në lidhje me këto akuza ka thënë se Janjiq sipas tij, do të ishte i kënaqur nëse thuhet se Kosova është e shqiptarëve.

“Ndoshta në trenin duhej të shkruhej Kosova është e shqiptarëve. Ndoshta Janjiq do të ishte i kënaqur”, ka thënë Simiq.

Sipas kryetarit të Listës Serbe, serbët e Kosovës vazhdojnë ta mbështesin Vuçiqin.

Ai thotë se Janjiq nuk po flet në emër të tyre.

“Pyes veten se simpatinë e kujt po tenton ta marrë Janjiq. Sigurisht jo të shumicë së serbëve në Kosovë që e mbështesin Vuçiqin”, deklaroi Igor Simiq.

Ndryshe ditëce të fundit zyrtarët e afërt me presidentin serb kanë shkëmbyer akuza me prifitn Sava Janjiq. Ky i fundit akuzoi Vuçiqin për humbjen e Kosovës.