Idriz Ismajli: Baca Sylë dhe “xhokeri”

Prevalla ky vend pitoresk qe do ja kishin lakmi edhe shumë vende edhe ma te zhvilluara te Evropes. Pa çka se edhe kishte kontenjer te mjaftushum për hedhjen e mbeturinave prapë, aty këtu kishte nga ne pushusit te pandergjegjshem,se gjeje mbeturina te hudhura.
E premte e fundgushtit shkoi te nji mik I imi ne Prizren, me te njihemi qe afro 40 vite. U njohtem si student atëherë. Te nesremen ditë e shtune ne mengjes muarrem rrugen per Prevallë ne kilometrin e 28 ndaluam kerkuam ne dy Villa te ndertuara enkas për mysafirë dhoma, por nuk gjetem. Ne ishim katër, unë dhe miku im me bashkëshortet tona. Si po thuhet tani me zonjat tona. Kerkonim dy dhoma mundesisht me nji sallon te përbashket. Shkuan edhe pak me nalte. Kur hasem me nji burre ne oborrin e viles se vet, ishte diku rreth te 65 tave. Na u prezentue si Baca Sylë nga Ferizaji. Tha se i ka dy dhoma te lira, pasi qe nji mysafir qe paska rezervue per shkaqe objektive e kish shtye per të nesermen.
E ne edhe ashtu vetem një natë do qendronim. Kerkoj 50 euro per nji natë. Pranuam, fundja nji natë ishte. U vendosim, baca Sylë, nuk shqitej nga ne pa I dhane parate. Miku im e vrejti kete ia dha 50 eurot. E baca Syle …tue zbrit shkallve te poshte disa here na e perseriti se ne paskemi qene me fat. Por dikur mikut tim nga Prizreni nuk iu durua pa thane o zoteri , unë 28 km e kam.shtepin trekatshe nga këtu…Po ti po i merr 50 euro. Me vonë vrejtem se banjo kundermonte erë, ujmbledhsi nuk thithte ujin, pa asnjë peshkir. Por fundja nji ditë ishte.Dualem shijuam tere diten me freskin dhe hijet e ahut te Prevalles me rrjedhen e ujit ne gati çdo 100- 200 metra. Me nji lartesi mbidetare qe e shkonte nga 1550 gjer ne 1700 metra. E ne villë bëmë vetëm gjumin.
Ne mengjes Baca Sylë na priste te dera se mos po rrijmë me gjatë.
Si kaluat na tha me nji ton superior?. Kishte qenë mire tha: “ Qe njena prej dy zojave juve me I ra me “xhoker” dhomave dhe sallonit” !
E ne u shikuam ne sy, na shkoi buza ne gaz i dorëzuam çelsin i dhamë gas makines …dhe vazhduam qe te shijojm, gjer ne mbrëmje bukuritë e Prevallës pitoreske si nji pasuri kombtare qe e kemi.

Idriz Ismajli
Prevallë
25- 26 gusht 2018