Vitin e ardhshëm fillon ndërtimi i Unazës së Prishtinës me financim të BERZh-it

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar me presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Sir Suma Chakrabarti, ku është folur për përkrahje e projekteve në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se nga presidenti Chakrabart, ka marrë konfirmimin se nga viti i ardhshëm do të rriten fondet nga 70 në 120 milionë për Kosovën, dhe se në vitin 2019 do të fillojë ndërtimi i Unazës së Prishtinës me financim të BERZh-it..

“Në takim me presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Sir Suma Chakrabarti, shpreha mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme nga ky institucion ndërkombëtar për financimin e projekteve madhore për Kosovën. Sir Suma Chakrabarti më siguroi se vitin e ardhshem do të rriten fondet nga 70 në 120 milionë për vendin tonë, si dhe më kumtoi lajmin e shkëlqyeshëm se në vitin 2019 do të fillojë ndërtimi i Unazës së Prishtinës me financim të BERZh-it”.

“Kosova mbetet e përkushtuar që projektet e mëdha të interesit publik t’i kapitalizojë sa më parë, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.