Cristiano do të shënojë shumë gola, thotë ish ylli i Juventus

Mungesa e golave nga Cristiano Ronaldo në dy ndeshjet e para me Juventus, ka nxitur dyshimet rreth përshtatjes së portugezit në futbollin italian.
Në mbrojtje të portugezit ka dalur ish ylli i Juventus, Mauro Camoranesi.

“Jemi duke folur për një futbollist që ka shënuar mbi 500 gola. Nuk do të thotë asgjë mungesa e golave në dy ndeshjet e para. Ai do të shënojë shumë gola deri në fund të sezonit. Nuk i mungon asgjë, ai ka eksplozivitet, shpejtësi dhe teknikë të mrekullueshme” ishin fjalët e Camoranesit.

Mundësia tjetër e Ronaldos për të hapur llogarinë e golave në Serie A është në ndeshjen e ardhshme që Juve e zhvillon kundër Parmas.