21 autobusët e fundit, të hënën mbërrijnë në Prishtinë

21 autobusët e fundit urban të rinj pritet të vijnë në kryeqytet javën e ardhshme.
Kështu ka bërë të ditur, Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti.

Ai tregoi edhe linjat që do të mbulohet përmes kontigjentit të fundit të autobusëve.

“Edhe 21 autobusët e tjerë sot nisen nga fabrika. Të hënën janë në Prishtinë ndërsa nga 1 tetori do të jenë në qarkullim edhe në linja tjera përpos 1, 3 dhe 4. Vazhdojnë me pritoret e reja dhe implementimin e linjave të reja.”, shkroi Ahmeti në Facebook.