6 Veprat Që Duhet Ti Bëjmë Ditën E Xhuma!

1. Të bëjmë dua dhe të kërkojm falje te All-llahu i Lartësuar sa më tepër, se në ditën e Xhuma është një moment kur All-llahu i pranon lutjet dhe pendimet.

2. Të dërgojmë selam dhe salavate për Pejgamberin alejhis-selam sa më tepër.

loading...


3. Të pastrohemi, parfumosemi dhe të veshim rrobat më të mira.

4. Të lexojmë suren El-Kehf, sipas hadithit: “Kush e lexon suren El-Kehf në ditën e Xhuma do të ndriçohet me nur (dritë) çdo vepër që e ka bërë mes dy xhumave”. (Transmetojnë Nesaiu dhe Hakimi).

5. Të shkojmë sa më herët në xhami për të prezentuar në faljen e Xhumasë.

6. Pasi ta falim farzin e Xhumasë, le t’i falim edhe katër rekate sunnet të Xhumasë. Sipas hadithit “Kur të falni (farzin) pas Xhumasë, falni katër rekate (sunnet të Xhumasë)”. (Transmeton Muslimi).