Banorët e Artakollit do të fillojnë protestën të premten, shkak ngecja e rregullimit të rrugës

Kryetarët e fshatrave që gravitojnë rrëzë Çyçavicës, nëpër të cilët kalon rruga e cila është duke u rregulluar, janë takuar me përfaqësueait e Ministrisë së Infrastrukturës, me të cilët kanë diakutuar rreth gjendjes aktuale të rrugës dhe vështirësive me të cilat tani po ballafaqohen gjatë qarkullimit. Ata po ashtu i kan njoftuar këshilltarët e ministrit se të premten, banorët e Artakollit do të fillojnë protestën për përfundimin e punimeve në rrugën e nisur.

Kështu ka njoftuar kryetari i fshatit Novolan, Agron Lushaku. Ai ka thënë se janë takuar me Fatos Manin, kshillëtar i ministrit Pal Palekaj, me mbikqyrsin e projektit Agron Beshiri, ku të gjithë kryetarët e fshatrave të Artakollit që përshihen në rrugën Bukosh – Gllavotin, kanë shprehur shqetsimet dhe vëhtirësitë me të cilat po ballafaqohen gjithë banorët e kësaj ane.

“Ne i njoftuam perfaqësusit e Ministrisë për Infrastruktur se protestat do fillojnë ditën e premte në ora 10:00 në fshatin Druar deri në realizimin e rregullimit të rrugës përkatësisht shtrimit të shtresës së parë të asfaltit”, ka thënë Lushaku për të shtuar se përfaqësuesit e ministrisë kërkuan nga Drejtoria për Kadastër e Vushtrrisë që t’i tejkalojë problemet kadastrale paraprakisht nese do sigurohen fondet e që sipas Lushakut, këshilltari i ministrit Fatos Mani premtoi se do të bëjë të pa mundurën për të siguruar fondet për këtë projekt.

“Ne shpresojm se ministri Pal Lekaj do na jep nje pergjigje pozitive deri të premten”, ka thënë ndër të tjera kryetari i Novolanit, Agron Lushaku. /Vizioni.info/