Capello flet për shortin e vështirë të Interit dhe Napolit

Ish trajneri i Juventus, Fabio Capello, ka dhënë komentet e tij rreth shortit të Ligës së Kampionëve.
Capello mendon se të gjitha skuadrat italiane kanë rënë në grupe të vështira.

“Inter ka pësuar më së keqi. Napoli gjithashtu ka një grup të vështirë. Mendoj se në grupet e tyre, për dy vendet kualifikuese do të jetë garë e ashpër mes tri ekipeve.
Juventus është favorit për të kaluar grupin, megjithatë duhet të kenë kujdes nga Valencia në Spanjë” ishin fjalët e strategut italian për “Sky Sport Italia”.

Grupi i Inter konsiderohet si grupi i vdekjës, në të cilin grup bëjnë pjesë Inter, Barcelona ,PSV e Tottenham.