Daçiq i entuziazmuar – Biseda mes Merkelit e Trumpit në favor të Serbisë

Fakti se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump kanë diskutuar për Kosovën dhe i kanë dhënë mbështetjen e tyre për bisedimet që çojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, është një ndryshim i madh dhe dëshmi se kanë ndryshuar gjërat në favor të Serbisë, ka thënë për gazetën “blic” të Beogradit ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Ai duke komentuar zhvillimet aktuale në lidhje me dialogun në Bruksel dhe bisedën e dy politikanëve më të fuqishëm në botë, transmeton lajmi.net.

“Është ndryshim i madh dhe dëshminë se gjërat kanë ndryshuar. Megjithatë, luftë e ashpër është para nesh dhe tek ata te të cilët duhet të ndikojmë edhe më të tej, më kryesorja është Gjermania”, ka thënë Daçiq.

Ai vlerëson se Kosova ka humbur mbështetjen e fuqive të mëdha andaj edhe shumë shtete po e tërheqin njohjen e shtetësisë.

“Prishtina e ka humbur përkrahjen e të mëdhenjve, nuk ka më qëndrim se çdo gjë është e zgjidhur. Ata assesi të kuptojnë, prandaj aq tragjikisht i marrin këto deklarata nga bota e edhe tërheqjen e njohjeve”, ka përfunduar Daçiqi.

Trump e Merkel kanë biseduar me telefon për situatën në Ballkanin Perëndimor në fillim të kësaj jave.

Kujtojmë, se kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se kishte biseduar për Kosovën me Presidentin amerikan, Donald Trump. Ajo tha se zgjidhja duhet të gjendet duke respektuar integritetin territorial të Kosovës.

“Ne natyrisht përkrahim të gjitha bisedimet që çojnë në zgjidhje, por në të njëjtën kohë themi se integriteti territorial është një rehati e çmueshme që e kemi”, ka thënë Merkel.

Merkel ka thënë se hapja e bisedimeve të reja për territore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të shërbejë si shembull që të ketë të tilla diskutime edhe në shtetet e tjera të rajonit.

“Duhet të jemi të kujdesshëm që negociatat në një vend të mos çojnë në negociata në një vend tjetër”, tha ajo.

Më parë, komisioneri evropian Johannes Hahn tha se Brukseli duhet të pranojë marrëveshjen e serbëve dhe shqiptarëve që çon në zgjidhjen e problemeve.