Novosti: Thaçi me ndihmën e aleatëve të tij, po e izolon Vuçiqin dhe po e vë para aktit të kryer

Shqiptarët e Kosovës tashmë promovojnë dhe po lobojnë për mbështetje në ambasadat perëndimore. Propozimi sipas gazetës serbe “Novostit”, është zëvendësim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nëpërmjet saj dëshiron të fitojë karrigen e OKB-së.
Sipas burimeve të gazetës, përfaqësuesit e autoriteteve në Prishtinë kryesisht në ambasadat perëndimore paraqesin zgjidhjen e tyre për statusin e Kosovës së pavarur, në të cilën serbët do të duhej të kënaqëshin me pozicionin e tyre sipas modelit të Tirolit Jugor në Itali.

“Ky veprim përkon me marrëveshjen e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt se nuk ka negociata për përkufizim dhe me këtë do ta vënë Beogradin para një akti të kryer, me ndihmën e qendrave kryesore ndërkombëtare që janë sponsorët kryesorë të pavarësisë së shtetit të Kosovës”, shkruani “Novosti”.

Çdoherë sipas medias në fjalë, nëse shqiptarët marrin mbështetjen e vendeve kyçe në Perëndim për këtë plan, kjo do të thotë se presidenti Aleksandar Vuçiq praktikisht do të izolohet, shkruan lajmi.net.

“Novosti” që njihet për aferësi me Vuçiqin ankohet se si shqiptarët po duan të marrin gjithçka, edhe pse “nuk i kanë përmbushur detyrimet e marrëveshjes së Brukselit për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

“Për këtë arsye për ata tani modeli i Tirolit vjen në dispozicion si një alternativë për AKS-në, por me sovranitet në të gjithë territorin, duke krijuar kushtet dhe duke aplikuar që Kosova ta ketë karrigën në Kombet e Bashkuara”, shkruan gazeta.

“Kjo manovër e re mbart një rrezik të madh për stabilitetin e Serbisë. Sepse në qoftë se me ndihmën e Perëndimit ky propozim bëhet zyrtar nga shqiptarët, marrëveshja do të jetë praktikisht e pamundur dhe kështu pasojat do të jenë të paparashikueshme, si për Serbinë ashtu edhe për Vuçiqin”, thekson gazeta.

Përndryshe krahina e Tirolit Jugor i ka kompetencat primare dhe sekondare. Në kompetencat primare hyjnë kultura, çerdhet e fëmijëve, çështjet sociale, rrugët, transporti publik lokal, vendbanimet, turizmi, artizanalet, tregtia, industria, bujqësia, mbrojtja civile dhe parqet dhe natyra. Në kuadër të këtyre fushave Tiroli Jugor mund të bjerë ligje pa marrë parasysh rregullat shtetërore. Kompetencat sekondare janë sporti, arsimi dhe shëndetësia, derisa mbrojtja, policia, gjyqësia dhe financat janë në duar të shtetit. Buxheti i Tirolit Jugor është rreth 5 miliardë euro në vit dhe mbushet nga të ardhurat tatimore të krahinës. Prej kësaj nëntë të dhjetat mbesin në arkën e krahinës, ndërsa një e dhjeta i paguhet Romës.