Veseli: Nuk ka cenin të territorit, diskutimet për ndarje e dobësojnë pozicionin tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë, nuk ka ndarje të Kosovës dhe se territori i saj është i pacenueshëm. Në një konferencë për shtyp ai tha se nuk do të ketë as asociacion me kompetenca ekzekutive.
Veseli tha se thirrja e seancës për të folur për ndarje është në dëm të Kosovës, dhe ka theksuar se thirrja e kësaj teme do ta dëmtojë Kosovën në procesin dialogues.

“Shteti i Kosovës, integriteti i Kosovës janë të shenjta. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive. Po ashtu seancat e jashtëzakonshme ku flitet për ndarje e dobësojnë Kosovës, dhe ndjellin panik”, ka thënë ai.

Vizioni.info Author