500 minuta pritje në Merdare, 15 te Dheu i Bardhë!

Sipas Qendrës së Menaxhimit të Kufijve, pritjet në pikën kufitare Merdare janë të gjata mbi tetë orë, ose 500 minuta dhe kolona për të dalë nga Kosova është e gjatë 2.5 kilometra.
Në raportin e orës 19 e 20 minuta nga kjo Qendër, pritje shumë më të shkurtra janë në pikën tjetër kufitare me Serbinë, atë të Dheut të Bardhë.

Në këtë pikë pritje janë 10 deri në 15 minuta, raporton lajmi.net.

Edhe në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të mëdha. Merdarja vazhdon të mbetet pika më problematike. Aty ende po vazhdojnë punimet për kufirin e përbashkët Kosovë-Serbi, mirëpo nuk është vetëm ky problem.

Policia e Kosovës vazhdimisht është ankuar në palën serbe për neglizhencë në kryerjen e detyrave, procedimin më të shpejt të veturave dhe njerëzve që kalojnë nga Kosova në Serbi.