Dua Lipa zbulon një skenë nga klipi i ri

Dua Lipa ka kohë që ka paraalajmëruar një projekt të ri.
Pritjes së fansave të saj po u vije fundi, ngase këngëtarja ka njoftuar se brenda gjashtë ditësh lansohet kënga e re, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin “Electricity”, Dua e sjell në duet me Mark Ronson, kurse bashkëpunoi me producentin Diplo.

Në një fotografi të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Dua Lipa zbulon një skenë nga klipi, ku siç duket do ta shohim si bjondinë.

Kurse, Mark Ronson ka shkruar “Kjo këngë është shumë speciale. Ju premtoj”.