Haradinaj thotë se po përgatitet transformimi i FSK-së, sipas standardeve të NATO-s

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut.
Ai gjatë panelit të diskutimit të këtij Forumi ka theksuar se po punohet që ndërlidhja e rajonit të jetë në funksion të integrimeve europiane.

“E ardhmja jonë varet nga aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve demokratike, duke e përqafuar agjendën europiane që i siguron Kosovës prosperitet dhe integrime”.

Haradinaj theksoi se objektiv kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO.

Ndërsa për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur ka thënë:

“Vendi ynë po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, sipas standardeve të NATO-s, duke synuar bashkëpunimin me vendet aleate në forcimin e stabilitetit në rajon, Europë dhe në botë. Kosova ka paguar çmim të shtrenjtë për paqen që ka sot, ia din vlerën, dhe është e vendosur për partneritet me të gjitha vendet që janë të përkushtuara për paqen e përhershme në rajonin tonë”.