Më në fund, Nainggolan debuton me Interin

Radja Nainggolan do të debutojë me ekipin e Interit në Serie A.
Radja Nainggolan do të debutojë sot me ekipin e Interit në Serie A.Mesfushori i ardhur si përforcim i madh nga Roma, gjatë afatit kalimtar të verës, do ta zhvillojë ndeshjen e tij të parë me ekipin nga Milano në Kampionatin italian.

Nainggolan mungoi në dy xhirot e para për shkak të një lëndimi.Por, “Gazzetta dello Sport” shkruan se rikuperimi i tij është i plotë dhe ai do të jetë titullar sot me fillim nga ora 18:00 në duelin ndaj Bolognas, përcjell “lajmi.net”.Rikuperimi i Nainggolan do të jetë një mbështetje e madhe për ekipin e Interit që ka vetëm një pikë nga dy xhirot e para në Serie A.