Arsyeja pse Mourinho nuk dëshiroi ta transferonte Ronaldon në “Old Trafford”

Skuadra e Manchester United duket se ka qenë e interesuar rreth një transferimi sensacional të Cristiano Ronaldos gjatë këtij afati kalimtarë verorë.
Duket se arsyeja e dështimit të këtij plani ishte Jose Mourinho.

Sipas “The Mirror”, arsyeja e parë ishte sepse Mourinho e shihte si të pa arsyeshme transferimin e një 33 vjeçari për shumën e 100 milionë eurove, i cili do të përfitonte 500.000 euro për javë.

Arsyeja tjetër është se portugezi kërkonte me ngulm një lojtarë për repartin defanziv, përkatësisht qendrën e mbrojtjes.