Allegri tërheq shortin për ekipin shqiptar në UEFA Youth League

Massimiliano Allegri tërhoqi shortin për ekipin e Vllaznisë.
Vllaznia U-19 do të marrë pjesë për herë të dytë radhazi në UEFA Youth Leagu, ose Liga e Kampionëve për të rinj. Shkodranët morën pjesë edhe vitin e kaluar dhe i shkuan shumë pranë fazës së grupeve, ndërsa sot është hedhur shorti për sezonin e ri.

Kështu kuqeblutë e rinj do të duhet të përballen me skuadrën nga Kazakistani, Astana, ndërsa ndeshja e parë do të luhet në transfertë dhe e dyta në Shkodër, transmeton “SS”.

Gjatë hedhjes së shortit, asistoi edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili zgjodhi goglën e Vllaznisë, për t’u përballur me kazakët, në një sfidë aspak të lehtë.