Daçiq kërkon “Dayton 2” për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq tha se një zgjidhje për “nyjën e Kosovës” mund të vijë në një konferencë ndërkombëtare.

Sipas tij, parakushti për këtë është se qëndrimet e të dy palëve të afrohen.

Ai tha për Telegrafin serb se pozicionet aktuale të të dy palëve janë larg, transmeton ksp.

Sipas gazetës, duke iu referuar ministrit, kjo mund të quhet “Dayton 2”, një zgjidhje sipas modelit të korrigjimit të kufijve në një konferencë të madhe ndërkombëtare që do të mbahet para majit të 2019-ës.

Kreu i diplomacisë serbe thekson se korrigjimi i kufijve me shqiptarët do të ishte çështja e vetme e kufijve në agjendë në rastin e Daytonit të ri.