Dështon votimi për ora 16:30, Lista Serbe vazhdon bojkotin

Po vazhdon të konfirmohet shkrimi i portalit Veriu.info se votimi për ekipin negociator është në prag të dështimit, pasi që seanca e paraparë të filloj në ora 16:30 është shtyrë për ora 18:30.

Shtyrjen e seancës sapo e ka konfirmuar  zëvendëskryeministri dhe ministri i MPJ-së, Behgjet Pacolli në një prononcim televiziv, i cili ka thënë se, sipas tij, kjo po bëhet për çështje teknike.

Burime të Veriu.info nga Kuvendi i Kosovës bëjnë të ditur se koalicioni qeveritar akoma nuk ka arritur ta bind Listën Serbe që të merr pjesë në seancë.


Seanca e Kuvendit të Kosovës ku është paraparë të votohet ekipi negociator për të dialoguar me Serbinë, i propozuar nga Qeveria është paraparë të vazhdojë në orën 16:30.

Askush deri më tash zyrtarisht nuk ka treguar pse është shtyrë seanca, pasi që në sallë kanë qenë të pranishëm 61 deputetë, numër I mjaftueshëm për vazhdimin e seancës dhe votimin e ekipit negociator.

Burime të gazetës online Veriu.info bëjnë të ditur se Lista Serbe ka ndërruar qendrim, duke mos pranuar tash të marrë pjesë në seancë për shkak se njërës pikë të propozuar nga deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.

“Lista Serbe po e kundërshton votimin dhe pjesëmarrjen në seancë, pasi që është kundër propozimit të Donika Kadajt për futjes e pikës ku thuhet se territori i Kosovës është i pandarë dhe askush nuk ka mandat që të negocion për territore”, tregon burimi i Veriu.info.