Lagjet dhe fshatrat e Vushtrrisë që do të mbesin pa rrymë ditëve në vijim

KEDS-i, të hënën, ka publikuar orarin më të ri të reduktimeve me energji elektrike për qytetet e Kosovës për ditët e ardhshme.

Orari i reduktimeve në qytetin e Vushtrrisë :

Më 05.09.2018 në TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Martiraj (Kodi: 73000009) prej orës 10:30 deri në ora 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bahri Kuqi, Bajram Imeri, Gojbule, Studime, Sfaraqak, Skrome, Bozhlan, Gumnishte dhe Begaj.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrim i trasesë.