Muhaxheri: Në Vetëvendosje “çiftohen” me pëlqimin e Kurtit, mirë që ai s’ka rekomanduar orgji

Ish-bashkëpunëtori i Kurtit, Arton Muhaxheri, tash koordinator i PDK-së në Pejë, e ka komentuar deklaratën ironike të Kurtit, sipas të cilit, ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthehemi tamam sikur në mesjetë.
Muhaxheri ka thënë se Kurtit i është ngatërruar audienca kur ka folur për djalin e Thaçit dhe çiken e Vuçiqit.

“Kurtit i është ngatërruar audienca kur ka folur për djalin e Thaçit dhe çiken e Vuçiqit. Sigurisht ka menduar që po flet para militantëve të tij, se zakonisht ata martohen dhe çiftohen me pëlqimin e tij. Mbizotërohet nga impulset iracionale dhe me shthurje e koncepton çdo dialog, megjithatë po vërehet pak përmirësim tek Kurti, meqë nuk i ka rekomanduar edhe ato eksperimentet me orgji. Lojë e ulët politike, jashtë çdo kodi etik e moral. Por, meqë përfundimisht Kurti s’po mundet ta ndërtojë mitin e tij mbi Serbinë, nuk është për tu çuditur nëse tash e hapë edhe ndonjë agjenci të çiftëzimeve”, ka shkruar Muhaxheri.