PDK e AAK bojkotojnë seancën e thirrur nga opozita, Nisma merr pjesë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në sallën e seancave plenare të Kuvendit, ku në rend dite është diskutimi dhe miratimi i një rezolute që ia pamundëson presidentit Hashim Thaçi , të diskutoi me Serbinë për ‘shkëmbim territoresh’ apo ‘korrigjim të kufijve.
Kjo seancë është thirrur nga partitë opozitare, ndërsa që është bojkotuar nga PDK e AAK pjesë e koalicionit qeverisës.

Por, Nisma Social Demokrate që është pjesë e koalicionit qeverisës po merr pjesë në këtë seancë.

Billall Sherifi, Zafir Berisha, Enver Hoti dhe Haxhi Shala janë deputetët e Nismës që janë prezentë.