“Takimet me Vuçiqin nuk më pëlqejnë fare, por duhet të arrihet marrëveshja deri në pranverë”

KDI ka organizuar tryezën me temën: “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, ku është i ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se çështja e korrigjimit të kufijve ende nuk është diskutuar në asnjë tavolinë ndërkombëtare.

Ata që flasin për luftëra dhe plumba, thotë Thaçi, janë komplet të mentalitetit të kaluar, duke shtuar se Kosova ka humbur 5 vite për themelimin e ushtrisë ngase miqtë ndërkombëtare nuk duan ta zemërojnë Beogradin, raporton lajmi.net.

“Është vetëm në interes të ideologjive joperëndimore që mos të arrihet një marrëveshje. Duhet te jemi të qartë që unë do të nënshkruaj një marrëveshje vetëm në pajtueshmëri me BE-në dhe SHBA-të”, ka deklaruar ai.

Thaçi ka thënë se është i bindur që do ta realizojë idenë e tij. Ai ka shtuar se sa me shpejtë të përmbyllet kjo marrëveshje aq më i shpejtë do të jetë procesi integrues.

Për ekipin negociator Thaçin ka thënë se e mbështet fuqishëm dhe se është një ide shumë e mirë, ndërkaq që mandati i punës do te jetë në përputhje me Kosovën.

“Tema e ndarjes dhe Republikës Serbe nuk janë të mijat dhe mos kërkoni qëndrim. Synohet që deri më pjesën e parë të pranverës të arrihet marrëveshja, sepse është në interes të të dy vendeve. Një marrëveshje pa pëlqimin e BE-së dhe SHBA-ve nuk do t’i përshtatej as Kosovës. Takimet me presidentin e Serbisë janë shumë të vështira dhe unë nuk e pëlqej fare Vuçiqin por është i zgjedhuri i popullit serb. Mirëpo nëse ne flasim për paqe ose marrëveshje nuk ka arsye për shqetësim. Unë synoj një marrëvëshke ‘ëin ëin’, dhe e ritheksoj se do të jenë 400 kilometra të demarkimit. Shqiptarët asnjëherë nuk janë deklaruar për këto, dhe këta kufij janë të imponuar”, ka thënë në fund presidenti.

Vizioni.info Author