“Zbutet” SBASHK- “harron” grevën, të shtunën proteston

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë kanë dhënë ultimatum për ndryshimin e projektligjit për paga ose protestë.

“SBASHK duke dëgjuar zërin e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova të nis përgatitjet për veprime konkrete sindikale duke filluar me një protestë të shtunën, më 8 shtator, para Qeverisë e për të vazhduar pastaj, nëse Qeveria nuk reflekton dhe nuk e kthen Projektligjin për korrigjim në Ministrinë e Administratës Publike, me veprime tjera sindikale”, thuhet në njoftimin e SBASHK.

Sipas sindikatës ky projektligj do të mundësojë ngritjen e dukshme të pagës për shumicën e sektorit publik, por jo edhe për sektorin e arsimit dhe atij të kulturës.

“Ky Projektligj prandaj edhe vlerësohet si diskriminues, degradues e nënçmues ndaj të punësuarve në arsim dhe kulturë. Kjo ka bërë që SBASHK duke dëgjuar zërin e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova të nis përgatitjet për veprime konkrete sindikale duke filluar me një protestë të shtunën, më 8 shtator, para Qeverisë e për të vazhduar pastaj, nëse Qeveria nuk reflekton dhe nuk e kthen Projektligjin për korrigjim në Ministrinë e Administratës Publike, me veprime tjera sindikale”, thuhet në njoftim.