Ansambli ‘Shota’ hyn në ditën e dytë të grevës

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka hyrë në ditë e dytë të grevës së përgjithshme, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të tyre për rritje pagash.

Besnik Grajçevci, kryetar i Shoqatës Sindikale të punëtoreve të ansamblit “Shota”, ka pohuar për kallxo.com, se greva e nisur të mërkurën është duke u respektuar nga gjithë trupa artistike e AKKV” Shota, ku, siç ka thënë ai, greva behët në vendin e punës brenda orarit të punës, sipas rregulloreve dhe kritereve te caktuara nga Këshilli Grevist, i përbërë nga tri institucion e kulturës: “Shota”, Filharmonia dhe Teatri Kombëtar.

Ndërsa sa i përket deklarimeve të ministri Gashi, pas fillimit të grevës nga tri institucionet kulturore kryesindikalisti i “Shotës”, ka thënë se ministri deklaroi disa gjëra që nuk qëndrojnë.

“Për shumë çështje të thëna jam dakord dhe i jemi mirënjohës për pjesën e vullnetit të shprehur nga dita e parë për nevojën e rritjes së pagave. Megjithatë disa pohime nuk qëndrojnë, por e kuptojmë ministrin Gashi pasi u gjend në situatë të pa dëshirueshme”, ka pohuar Grajçevci.

Ai ka thënë se veprimi i tyre është e drejtë sindikale, me veprim, të cilin, sipas tij, sindikalistët mendojnë se “edhe vetë ministrit Gashi do t i lehtësohet puna për realizimin e premtimit për rritjen e pagave me 50%, për performuesit dhe punëtorët tekniko artistike në institucionet kulturore publike”.