Blerona poston foto ‘hot’ nga pushimet, ju ‘çmend’ me linajt

Moderatorja është duke pushuar në Alanya

Njëra nga moderatoret më të pëlqyera e më të komentuara të ekranit shqiptar pa dyshim që është Blerona Zeqiri. Karrierën e saj si moderatore e ka filluar në moshën 14 vjeçare.

Ajo gjithmonë ka marrë lëvdata për paraqitjet e saj. E komentet të cilat i merr çdo herë prej fansave të saj janë për dukjen, dhe stilin e veshjes me të cilat Blerona prezantohet në paraqitjet e saj, shkruan rtv21.tv

Pas shumë angazhimeve qe ka pasur moderatorja gjatë verës, e sidomos ato me udhëheqjen e emisionit 21Gradë i cili është transmetuar çdo natë në Rtv21, ajo ka vendosur që të pushojë.

Blerona në rrjetin e saj Instagram, ka publikuar disa fotografi përmes të cilave ka treguar se është duke pushuar në shtetin e Turqisë, më saktësisht në Alanya. Në fotografinë e fundit të publikuar në Instastory, e veshur në të zezë Blerona duket shumë tërheqëse dhe e bukur.