E gjithë Lugina e Preshevës është në ethe

Dashnim Hebibi përfaqësues i diasporës e Luginës së Preshevës tha për Botapress se po kalojmë kohë të vështira dhe shumë të rrezikshme.

“Ju lutemi të mos luhet me fatin e kombit. Po kalojmë kohë të vështira, për besë, shumë e shumë të rrezikshme. Kudo që sheh, sheh përçarje, sa shumë ofendime e bile edhe kërcënime të lloj-llojshme’’, tha Hebibi.

Për Botapress ai tha se kurrë nuk e pranojmë ndarjen e Kosovës, kurrë nuk e pranojmë që të ndahet edhe Lugina e Preshevës, nuk pranojmë pazaret në dëmin e asaj toke shqiptare.

“Po kalojmë momente të rrezikshme, më shumë se kurrë na duhet të jemi bashkë, Ju lutemi, të harxhojmë kohën për të mirë, unitet dhe të përballemi me ate se çka do na pret. Të mos merremi me ofendime personale, po bashkë dhe vetëm bashkë drejt synimeve tona jetike, për një Kosovë të fortë. Kurrë nuk e pranojmë ndarjen e Kosovës, kurrë nuk e pranojmë që të ndahet edhe Lugina e Preshevës, nuk pranojmë pazaret në dëmin e asaj toke shqiptare” ,tha Përfaqësuesi I Luginës

Po ashtu Dashnim Hebibi tha se Shqipëria nuk duhet të rri si spektatorë në këtë rast dhe se e gjithë Lugina e Preshevës është në ethe.

“Shqipëri, mos rri si spektatorë, por kërko që Lugina e Preshevës, të mos jetë lëmsh politikë për të keqen e Kosovës, Lugina e Preshevës, ishte dhe do të mbete etni shqiptare. E gjithë Lugina e Preshevës është në ethe, duke pritur se çka po bëhet, ose çka po zihet për ate pjesë të shqiptarisë. Kishte luftë në Luginë të Preshevës, ranë dëshmorë 28 për ate tokë”,tha përfaqësuesi nga Lugina e Preshevës Dashnim Habibi .