Gjuajtje me armë në Skënderaj

Gjatë ditës së djeshme në Skënderaj është raportuar për një vrasje në tentativë.
Policia e Kosovës bën të ditur që pas një mosmarrëveshje, dy meshkuj shqiptarë janë rrahur mes vete ku janë përdorur edhe armë zjarri.

I dyshuari i parë është i plagosur me mjet të mprehtë, ndërsa viktima është plagosur me armë zjarri. Pas dhënies së ndihmës së parë në QMF- Skenderaj, dy të plagosurit janë dërguar për në QKUK, për tretman të mëtejmë mjekësor.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur dy lokacionet e dy personave të involvuar në raste, ku në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pushkë gjuetie me skadim të afatit të lejes.