Isufi: Opozita s’shprehu gatishmëri për marrëveshje

Ahmet Isufi nga AAK-ja, tha se pas takimit të gjatë për t’u munduar të arrijnë marrëveshje me opozitën për të shkuar në seancë të re, patën shumë variante ndaj opozitës, por nga ata s’panë gatishmëri për pajtueshmëri.

“U kërkua që të filloj sesioni vjeshtor me një seancë të rregullt por s’pati gatishmëri. Kjo tregon se kemi të bëjmë me interesa të ngushta politike”, tha Isufi.

Isufi tha se edhe platforma edhe ekipi janë elemente që bashkojnë partitë në vend, por sipas tij opozita nuk tregoi gatishmëri.

“Kemi të bëjmë me politikë që duan ta rrëzojnë qeverinë, s’po e shohin rëndësinë që e ka dialogu”, tha ai.