Isufi: U munduam mjaft, opozita ishte e pa interesuar për zgjidhje

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, i cili tha se në këtë takim ishin munduar ta gjejnë një marrëveshje por pa sukses.
Isufi ka treguar se opozita kishte lëshuar takimin.

“Patëm një takim të gjatë duke u munduar ta arrijmë një marrëveshje që të shkojmë në seancë. Qitëm disa variante për t’iu mundësuar që nuk është agjendë politike por çështje e interesit të Kosovës. Ata e lëshuan takimin dhe nuk deshën të vazhdojnë”, ka deklaruar Isufi para mediave.

Isufi ka shpjeguar se kishin paraqitur disa variante, por opozita nuk ishte e interesuar për kompromis.

“Ne kishim një takim te gjate, dhe treguam disa pika e variante te ndryshme, per te treguar se janë në interes te shtetit jo ne interes politik.. por, opozita prapë nuk gjeti kompromis”, ka përfunduar Isufi.