Krasniqi: Opozita s’ka asnjë vullnet që të kemi unitet për dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se opozita ka do ta vazhdojë qasjen e saj bllokuese, përkundër që kryetari i Kuvendit ka ofruar tri mundësi që të ketë unitet për dialogun.

“Në asnjë mënyrë opozita nuk u pajtua me asnjë nga propozimet e kryetarit Veseli. Qasja bllokuese nga ana e tyre do të vazhdojë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se kryesia ka caktuar zhvillimin e seancave të rregullta, dhe sipas gjitha gjasave do të vazhdohet me seanca të rregullta.

Për sa i përket seancave të jashtëzakonshme, ai thotë se ato do të caktohen ndoshta në ditët në vazhdim.

“Në një seancë duhet të caktohet që të flasim për platformën, për ekipin, e për vijat e kuqe për dialogun, e kjo është refuzuar. Kemi propozuar dy rezoluta të kundërta, e tyre dhe e jona dhe cilado që zgjidhet do të respektohet, por nuk janë pajtuar. Propozimi i tretë ishte që të ishim prezent të gjithë deputetët në të dyja seancat, pra të tria janë refuzuar nga opozita. Duket se s’ka asnjë vullnet që të arrijmë një qëndrim unik dhe bashkues për dialogun në Bruksel”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se opozita po ia mundëson presidentit me shkuar në Bruksel.

“Ata të njëjtit që kanë refuzuar kategorikisht mundësinë që presidenti të shkojë vetë në Bruksel, janë ata që po e mundësojnë një gjë të tillë. E nëse s’do të ketë seancë të jashtëzakonshme do të vazhdojmë me seancë të rregullt”, ka thënë Krasniqi.

Tri pikat e Veselit janë këto: