Kryesia e Kuvendit s’ka zgjidhje për seancat e jashtëzakonshme

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila ka zgjatur më shumë se dy orë.

Por nuk ka dhënë rezultat. Seancat e jashtëzakonshme të thirrura një nga Qeveria e Kosovës për formimin e ekipit negociator me Serbinë e as ajo e thirrur nga opozita për të ratifikuar rezolutën që nuk lejon diskutimet për integritetin territorial të Kosovës në Bruksel.