Ministri i cili u bë horë para ministrave të BE-së, a ishte kjo arsyeja e shkarkimit të tij nga Qeveria

Me kërkesë të Nisma për Kosovën është shkarkuar dje nga pozita e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Hasani, ishte kandidat i Nismës në zgjedhjet e fundit, por ai nuk arriti të merr as 500 vota, e lëre të merrte më shumë për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Por megjithatë Nisma për Kosovën u tregua zemërgjerë dhe e bëri Bajram Hasanin ministër, përkundër se ai nuk mori vota të mjaftueshme as për vete.

Por ende pa u bërë një vit, Hasani u shkarkua nga pozita e ministrit, për arsye të cilat tashmë zyrtarisht nuk dihen, shkruan Gazeta NewBorn.

Në media kohë pas kohe raportohet se ai është liruar nga pozita e ministrit për shkak të shkarkimit të sekretarit të ministrisë të cilën e udhëheqte, por deri më tani asnjë deklaratë nuk është zyrtare për arsyet e shkarkimit.

Kujtojmë se Hasani ishte bërë horë para ministrave të BE-së, duke mos ditur të fliste anglisht, gjë që ka nervozuar ministrat e BE-së dhe të pranishmit aty derisa ai po fliste ende në gjuhën shqipe dhe nuk po e kuptonte kryesuesin e asaj konference.

Mbetet të shihet nëse kjo ka qenë arsyeja që Hasani është shkarkuar