Stefanoviq-Veselit: Mos ndërmerr asgjë kundër Vuçiqit

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i ka dërguar sot fjalë Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, duke i thënë se Beogradi i kuptoi kërcënimet që ky i fundit i dërgoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe e paralajmëroi që të mos ndërmarrë asnjë veprim kundrejt tij, shkruan Tanjug.

Sipas këtij mediumi serb, Veseli sot e kishte kërcënuar Vuçiqin me mohimin e lejes për ta vizituar Kosovën si dhe sipas tyre, që do ta ketë përvojën e njëjtë si Marko Gjuriq nëse vjen në Kosovë.