Thaçi: S’ka fuqi ta bindë Serbinë që ta njohë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është shumë me rëndësi që të arrihet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka treguar se nuk ka fuqi që ta bindë Serbinë që ta njohë Kosovën. Madje Thaçi mendon se askush në botë nuk mund ta bëjë këtë.

“Jemi në një konflikt të ngrirë, një status-quo që për mua është regres. Dhe ne duhet të lëvizim drejt progresit. Është një çështje e ndjeshme. Jam shumë pak optimist për marrëveshje por shoh një dritë në fund të tunelit”, ka thënë Thaçi, në Opinion.

“Jam pak optimist sepse bëhet fjalë për një konflikt mbi njëshekullor. Njerëzit nuk janë mësuar që të ketë marrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve. Nuk është e mjaftueshme që të jemi të lirë dhe të pavarur. Qëllimi është BE dhe NATO. Ka të tillë që flasin për kriza, luftëra dhe tragjedi dhe nuk pajtohem me asnjërin prej tyre”, ka thënë Thaçi.

Ai ka treguar se nuk ka fuqi që ta bind Serbinë që ta njohë Kosovën. Madje Thaçi mendon se askush në botë nuk mund ta bëjë këtë.

“Kush do të mund ta bindte Serbinë ta njohë Kosovën? Dëgjoj opinione se duhet të ndodhë njohja, por nuk ka fuqi ta bindë Serbinë që ta njohë Kosovën. Jam në formë më të mirë të energjisë, nuk jam i lodhur. Atë përpjekje, zotim, vendosmëri nuk e shoh në botë, që dikush mund ta bindë Serbinë që ta njohë Kosovën. Le të më bind dikush dhe unë do t’i duartrokasë dhe do t’i rri mbrapa”, tha ai.