Video e rallë: Adelina Ismaili duke e ‘kallë’ skenën me Ibrahim Tatlises

Në vitin 2008 këngëtari i famshëm turk Ibrahim Tatlises, kishte qëndruar në Kosovë për të mbajtur një koncert madhështor në Prishtinë.

Në atë vit Ibrahim Tatlises kishte arritur që ta mbush sallën 1 tetori me plotë adhurues të muzikës së tij shkruan AlbanienShow

Pjesë e koncertit të tij madhështor ishin edhe dy motrat Adelina dhe Zanfina Ismaili. Një interpretim nga dyshja Ibrahim Tatlises – Adelina Ismaili ishte pritur mjaftë mirë nga shqiptarët, ata interpretuan këngën Araman.

Kjo video është bërë nga Besforti Video Qibisi.