Dështon dialogu në Bruksel, Vuçiq refuzon të takohet me Thaçin

Takimi i paraparë të zhvillohet sot ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, është anuluar.
Pas takimit të Vuçiqit me Mogherinin , Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovë ka thënë se bisedimet me palën kosovare nuk do të vazhdojnë sot, transmeton lajmi.net.

“Presidenti vendosi ta bëjë këtë, pas të gjitha mashtrimeve, kërcënimeve dhe gënjeshtrave të shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, Mogherini tashmë ka përfunduar takimet ndaras me dy presidentët.