Me sugjerim të SHBA-së, Kosova lejon Vuçiqin ta vizitoj edhe Liqenin e Ujamnit

Institucionet e Kosovës kanë vendosur t’ia lejojnë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që gjatë vizitë në Kosovë të qëndroj edhe tek liqeni i Ujamnit.
Ky ndryshim i vendimit paraprak ka ardhur pas sugjerimeve të SHBA-ve për institucionet e Kosovës, në mënyrë që mos të ngriten tensionet ndërmjet dy shteteve.

“Kërkesa është rishqyrtuar dhe është miratuar intenerari në përputhje me kërkesën zyrtare dhe në përputhje me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë të paraparë me marreveshjen e Brukselit”, thuhet në përgjigjen e re të institucioneve të Kosovës për presidentin serb, të cilën e ka parë lajmi.net.

Burime brenda institucioneve të Kosovës bëjnë të ditur se pala kosovare gjatë gjithë ditës ka qenë në kontakt me partendët perëndimor lidhur me këtë vendim dhe me sugjerim të SHBA-së ka lejuar që nesër Vuçiç të mund të qëndroj edhe tek liqeni i Ujmanit që ndodhet në veri të Kosovës.