Policia e Kosovës e ka gati planin operativ për vizitën e Vuçiqit

Policia e Kosovës tha sot se do të veprojë në kuadër të planit të qeverisë së vendit në vizitën e planifikuar për nesër të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në veri të Kosovës.
PK në një përgjigje për lajmi.net thotë se e ka gati planin për siguri dhe do t’i përmbahet atij plani.

“Policia e Kosovës, çdo herë kur njoftohet nga organet shtetërore të Republikë së Kosovës, për vizita të personaliteteve ndërkombëtare që do ta vizitojnë Republikën e Kosovës, ndërmerr masa, harton plane për të ofruar siguri për personalitetet në fjalë. Varësisht nga shkalla e rrezikshmërisë dhe niveli i personaliteteve ndryshojnë edhe masat e sigurisë që ndërmerr PK-ja. Edhe me këtë rast është hartuar plan për siguri komfor vizitës së lejuar’’, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për lajmi.net.

Vuçiq është duke insistuar që ta vizitojë edhe liqenin e Ujmanit, i cili ndodhet në pjesën veriore, mirëpo Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar kërkesën për ta vizituar këtë vend.

Vizioni.info Author