Komedia “ ZI E MË ZI” e zbardhi Teatrin e qytetit në Vushtrri

Shkruan: Esat Vatovci

Duke e parë se Qendra e Kulturës në Vushtrri e më konkretishtë salla e Teatrit ishte jashtë funksionit për shkak të ndërtimit Teatri i qytetit duhej tw realizonte shfaqje u desht një aktivizim i Fatmire Cecelisë, Burim Rexhepit, Besar Zahitit e Fazli Muharremit, që salla e teatrit të jetë funksionale që premiera e komedisë “Zi emë zi” të shfaqet në këtë sallë.

Në fillim aty ishte shkëputur energjia elektrike, një punë që duhej të bëhëj sa më shpejt, pas një jave rryma ishte në këtë sallë mirëpo duhej të aktivizoheshin reflektorët, të kishte rrymë edhe në sallë, mirëpo gjithmonë bashkëpunimi i mirë ka edhe rezultate, me javë të tëra Burim Rexhepi dhe Fazli Muharremi janë marrur më këtë çështje derisa e kanë bërë funksionale dhe çka pas kësaj?

Ishte trupa e teatrit të qytetit Vushtrri që e kishte përgatitur komedinë “Zi e më zi” tekst i Kristo Floqit, i përshtatur nga Fazli Muharremi. Regjisori Artan Tmava e kishte marr një përgjegjësi që ta realizojë një komedi në qytetin e artit. Dhe falë punës së tij angazhimit të pakompromisë si dhe të gjithë trupës më 6 shtatorë publikut Vushtrrias ju ofrua një komedi që i kënaqi për një orë.

Regjisori Tmava kishte arriturë që ti gjej aktorët që i përshtaten përsonazheve të komedisë Blerta Gubetinit i ishte ofruar roli i Teutës një karakter me shumë thyrje me shumë emocione, dhe ky rol ishte bazë e krejt komedisë sepse të gjitha përsonazhet tjera silleshin rreth problemit të saj, Teutës (Blerta Gubetini) i kishte vdekur burri dhe kishte mbetur e vejë, shërbetorja e saj Vjosa (Blerina Veseli) ishte ajo që dinte ta ngushllonte por edhe nuk mërzitej për të ndjerin, Blerina edhe njëherë tregoi se është një aktore që e don dhe din të realizoj rol në komedi, la një mbresë të mirë te publiku sepse I dha dinamikë shfaqjes me lojën e saj, karakteri i saj ka dinamikë ka pasazh të mirë dhe mbi të gjitha një diksion të pastër. Kishte momente kur të gjithë mendonin se ka dhimbje për burrin e Teutës por dilte e kundërta sepse ajo gjithë këtë situtaë e ktheu në komedi, pra një rol i realizuar për mrekulli.

Dinamika e shfaqjes arriti me hyrjen në skenë të dy shokëve të burrit të Teutës, Shpëtimit (Ekrem Ismajli) dhe Bujarit (Bujar Haxhes). Dy aktorë të lindur për komedi, din saktë të veprojnë në situatë kan reagime që në komedi kan vlerë shumë të madhe, edhe mimikën kur e përdorin e kan të saktë kështu që kjo komedi funksionoi shumë mirë dhe kjo falë regjisorit Artan Tmava i cili me punën e tij profesionale ka treguar se din të realizoj shfaqje të mira. Kjo më së miri është vërtetuar nga publiku që me duartrokitjet e tyre e ndalonte tekstin dhe lojën e aktorëve. Regjisori Tmava ka realizuar një shfaqje që komunikoi për mrekulli me publikun e mbi të gjitha shfaqja bëhët për publikun, për një orë publiku Vushtrrias u relaksua nga loja e mrekullueshme e aktorëve Ekrem Ismajli , Blerta Gubetini, Bujar Haxhaj dhe Blerina Veseli, Duhet të përmendet puna e ndriçuesit Deniz Verbovci dhe Organizatorit të shfaqjes Besart Bunjaku. Porosia e shikuesve ishte shfaqje të tilla sa më shumë në teatrin e Vushtrrisë.