Shukri Asllani me plot suksese si menaxher i futbollit

Shkruan: Fazli Muharremi

Shukri Asllani është nga Vushtrria rrjedh nga një familje me veprimtari kombëtare, mirpo Shukriu ka treguar rezultate si menaxher i futbollit një profesion që mungon shumë në Kosovë , një profesion që kemi nevojë më shumë se kurr. Kur bisedon me Shukriun e sheh se sa larg jemi ne në futboll arsye ka shumë ne do t’i përmendim me rradhë. Kur Milot Rashica kaloi nga Vittese në Werder Bremen të gjithë thonim se klubit të Vushtrrisë i takon një përqindje e të hollave dhe flisnim e nxjerrnim ne shifra që as vet nuk e dinim se çka po thomë. Mirpo të gjitha këto i hudh posht Menaxheri ynë Shukri Asllani i cili me punën e tij të pakompromisë ka arritur që shumën e caktuar ti a sjell klubit të Vushtrrisë, (Fal tij klubi ynë i ka mjetet në xhirollogari) se po të rrinte edhe Shukriu këto të holla kurr nuk do të ishin në xhirrollogari, mirëpo falë bashkëpunimit të klubit të Vushtrrisë me Shukriun sot të gjitha procedurat janë kryer dhe klubi ynë i ka mjetet në xhirollogari. Rezulatet e tijë janë për tu përmendur për shumë arsye sepse nga ky djalosh do të mësojnë gjeneratat e reja. Shukriu thotë Se “Naser Imeri ka qenë shumë korrekt mirëpo edhe Werder Bremen ka qenë shumë korrekt” Shukriu thotë se po të isha kyqyr nga fillimi në këtë qështje beson se do të sillte një shumë më të madhe se që është sot. Në mars të vitit 1991 ka emigruar në Holandë në GOES , mirëpo punën e tij profesionale më shumë e bën në Angli dhe në Belgjikë , Shukriu ka licencë për menaxhim të lojtarëve, ka shumë takime me zbuluesit ata që pa përtesë shkojnë në shumë terrene futbullistike për të zbuluar talent të rinjë. Bashkëpunim të mirë ka me klubet si Aston Villa, Middlesbrough, Fulham Newcastle e etj. Duke parë këtë bashkëpunim me të gjitha këto ekipe të njohura Shukriu do të jetë më shpesh në Kosovë e Vushtrri që të zbuloi sa më shumë talent të rinjë. Ndër të tjera ai thotë “Unë e shoh një vullnet shumë të madhë të fëmijëve mirpo infrastruktura është problem i madhë po duhet të ja shtojmë edhe këtë se edhe puna e trenereve nuk është në nivel , nuk kan përvojë dhe duhet sa më shpejt shkëmbimi i përvojave, fëmijët të lindur me talent 15-16 vjet deri më 18 vjet duhet të përcaktohen për ekip të parë, Shukriu thotë që nuk punoj me imponime sepse nuk ka rezultate. Shukriu është i lidhur me shumë ekipe me shumë menaxher me shumë zbulues ka udhëtime të shpeshta aktivitetin e tij e ka të orinetuar në Angli dhe në Belgjikë, mirëpo pa hezituar thotë se në Vushtrri ka shumë fëmijë talent por punë shumë pak. Shukriu është i hapur për të gjithë mirpo rruga ju qelet atyre që punojnë jo atyre që gjithë naten e kalojnë nëpër locale të natës e telefonat kurr pa I ndalur, rezultate kan të gjithë ata që e bëjnë punën profesionale, Shukriu u largua nga Vushtrria me shpresen që do të ketë investime në stadiume, investime në trajner në infrastrukturë e mbi të gjitha investime në talentet e rinjë.