KFOR tërhiqet prapa disa kilometra ku po protestohej kundër vizitës së Vuçiqit [Foto]

Njësitet e KFOR-it janë tërhequr disa kilometra prapa zonës në të cilën ishin pozicionuar në pikën e njohur si Vojtesh, në të cilën nga mëngjesi i kësaj të diele u protestua kundër hyrjes së Aleksandar Vuciq në zonën e Drenicës.

Lëvizjet e njësiteve të KFOR-it pasuan pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për tërheqje të lejes për vizitë të presidentit serb në fshatin Banjë të Skenderajt.