Ramos kundër Ronaldos: Modric e meriton ‘Topin e Artë’, por i jepet atyre që kanë më shumë marketing

Sergio Ramos vazhdon ta ngritë në qiell bashkëlojtarin e tij Luka Modric.

Mesfushori kroat fitoi çmimin si futbollisti më i mirë në Evropë nga UEFA duke mposhtur konkurrencën e Ronaldos.

Ndërsa Ramos beson se Modric e meriton edhe çmimin nga FIFA si futbollisti më i mirë në botë dhe Topin e Artë.

Mbrojtësi spanjoll ka thënë se kroati i meriton këto çmime por ato i jepen lojtarëve që kanë më shumë marketing.

“Modric është një nga lojtarët e paktë që nëse do ta fitonte çmimin do të gëzohesha si për vete”, tha Ramos.

“Por ndonjëherë ‘Topin e Artë’ e marrin lojtarët që kanë më shumë marketing ka thënë Ramos.

Këto fjalë sipas medieve spanjolle janë indirekte për Cristiano Ronaldon.

Kujtojmë që Ronaldo kishte bojkotuar ceremoninë e UEFA-së për ndarjen e çmimeve.

Portugezi këtë verë u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar Juventusit.